Çdo femër me një jetë aktive seksuale duhet të kontrollohet të paktën një here në vit tek gjinekologu edhe nëse nuk ka ndonjë ankesë apo shqetësim.

Madje dhe vajzat e reja e kanë të domosdoshëm një kontroll tek gjinekologu sidomos gjatë periudhës së zhvillimit të organeve gjenitale dhe fillimit të ciklit menstrual.

Rastet kur duhet të kontaktoni gjinekologun:

Në rastet e mëposhtme duhet të vizitoheni menjëherë tek gjinekologu pa humbur kohë:

  • nëse keni sekrecione me ngjyrë, erë të keqe, kruarje dhe skuqje
  • nuk mbetesh shtatzënë edhe pse nuk mbrohesh
  • keni hemorragji gjatë marrëdhënies ose pas saj
  • keni fryrje në bark ose në organin seksual
  • menstruacionet shoqërohen me dhimbje të forta barku, muskujve të trupit
  • nëse në trup shfaqen më shumë qime se normalisht, të ngjashme me të mashkullit dhe nëse nga majat e gjoksit rrjedh qumësht apo ndonjë lëng tjetër
  • nëse planifikon një shtatzëni më pare duhet të kontrollohet tek gjinekologu nëse ka apo jo ndonjë problem

 

Çfarë bëhet gjatë vizitës gjinekologjike?

Në fillim analizohet organi gjenital i femrës nga ana e jashtme. Në këtë rast analizohet nëse ka ndonjë fryrje të pazakontë, sekrecione, skuqje.

Më pas me anë të mjetit të quajtur speculum analizohet qafa e mitrës dhe vagina. Këtu shikohet dhe analizohen dëmtimet, anomalitë ose sekrecionet.

Sekrecionet mund të analizohen me anë të mikroskopit dhe kur shihet ndonjë problem të bëhet biopsi.

Dhe në fund bëhet kontrolli me dorë. Gjatë këtij kontrolli njëra dorë (zakonisht e djathta) vendoset mbi vagine ndërsa tjetra ushtron presion mbi bark për të pare organet e brendshme gjenitale.

 

A e zëvendëson ekoja gjinekologjike kontrollin gjinekologjik?

Kontrolli gjinekologjik është i domosdoshëm. Çdo etapë është e nevojshme për atë më vonë. Megjithëse ekoja mund të na japë një informacion të caktuar ajo nuk është e mjaftueshme.

Ekoja është një mjet i pazëvendësueshëm për çdo gjinekolog. Të sëmurit duhet t’i bëhet një eko gjinekologjike edhe nëse nuk ka ndonjë shqetësim.

Ekoja mund të bëhet nga rrugët vaginale ose abdominale.

 

A mund të bëhet kontroll gjinekologjik gjatë ciklit menstrual?

Nëse hemorragjia është problematike kontrolli është i nevojshëm. Është shumë e rëndësishme të përcaktohet burimi i hemorragjisë.

Prandaj edhe gjatë kësaj periudhe mund të bëhet një kontroll i tillë. Testi “Smear” nuk mund të bëhet gjatë kësaj periudhe.

 

 

 

 

Na kontaktoni

Për më shumë informacion

We have placed cookies on your device to help make this website better.